Paloka: Ja pse Basha më komandoi si kryetar të Grupit
Kryetari i komanduar i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, shpjegon arsyen e zgjedhjes së tij në këtë pozicion. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai shprehet se do ta mbajë postin deri në momentin e zgjedhjeve të reja në parti, ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë e kandidimit sërish.

I pyetur për pakënaqësitë e shprehura nga Sokol Olldashi në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar, Paloka tha se “Vazhdimisht brenda Grupit ka pasur debate. Nuk e shoh si një problem. Besoj që çështja sot u sqarua. Besoj se edhe zoti Olldashi për problemet që ngriti, do jetë sqaruar”.

"Së pari është një fakt që ka të bëjë edhe me situatën aktuale. Dihet që ne jemi në pozitë jo normale brenda PD-së pas humbjes së zgjedhjeve, kur kryetari i PD-së Berisha dha dorëheqjen dhe, bashkë me të, edhe pjesa tjetër e funksionarëve të lartë. Sot ishte edhe seanca e parë e Kuvendit dhe ne duhet të kishim një drejtues grupi. Në këto kushte u gjet një formulë që unë të komandohesha në krye të Grupit edhe për faktin se kam qenë deri në seancën e fundit nënkryetar i Grupit. Bashkë me mua ishin edhe Halimi sekretar dhe Strazimiri zëdhënës. Dihet që ne jemi në pozitë jo normale brenda PD-së pas humbjes së zgjedhjeve, kur kryetari i PD-së Berisha dha dorëheqjen dhe, bashkë me të, edhe pjesa tjetër e funksionarëve të lartë. Sot ishte edhe seanca e parë e Kuvendit dhe ne duhet të kishim një drejtues grupi. Në këto kushte u gjet një formulë që unë të komandohesha në krye të Grupit edhe për faktin se kam qenë deri në seancën e fundit nënkryetar i Grupit. Bashkë me mua ishin edhe Halimi sekretar dhe Strazimiri zëdhënës. " u shpreh Paloka. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori