Paloka: Futja në Kuvend e reformës në drejtësi është skandaloze
Në një prononcim për ‘Neës24’, Edi Paloka ka deklaruar se PD njoftimin që draft­kalendari kishte shkuar në Kuvend e kishin marrë nga gazetarët.

Këtë çështje ai e ka cilësuar si një skandal, që ia kalonte dhe atij të përgjimit. “Ky është një skandal i madh. Lajmin e morëm vesh nga gazetarët.

Në Konferencën e Kryetarëve nuk u përmend ky fakt. Kalojmë përtej përgjimit, përtej kapjes së Tahirit nga krimi, kalojmë përjetë gjithçkaje dhe kalojmë tek kjo.

Në kalendar Rama s’mund ta fuste sot, unë isha i vëmendshëm. Kur nuk u përmend mendova se këta i kishin thirrur mendjen dhe s’do e fusnin.”, është shprehur Paloka. /Albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori