Paloka flet për grupin që kritikoi Bashën: Çfarë ndodhi me Patozin
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur pas mbledhjes së Kryesisë sduke sqaruar çfarë ndodhi në mbledhje që nga rrëzimi i kërkesës së grupit anti Basha deri tek ‘tërheqja’ e Patozit.

Lidhur me reagimet dhe kundërshtimet nga anëtarët e Kryesisë, Paloka tha se mungesa e unanimitetit është demokraci.

“Mungesa e unanimitetit do të thotë demokraci. Po të ishim unanimë do ishte diktaturë. Në 2013 nuk është ndjekur procedura që u kërkua me këmbëngulje, që u realizua këtë herë. Të tilla ishin kushtet. Nuk është bërë ndonjë debat në kryesi si këtë herë. Më mirë që ne i zhvilluam me debat. Në fund fare u votua dhe me shumicë u vendos kjo gjë”, tha Paloka.

I druheni përçarjes?

Do uroja dhe këtë kam kërkuar gjatë gjithë kohës, edhe me Spahon dhe me qëndrimet e sotme, megjithëse pati momente që humbi qetësia, përpjekja bashkohet në një pikë. Duam ringritje të PD-së dhe ringritje me të gjithë bashkë. Do uroj që kjo garë në vazhdimësinë e saj të tregojë se është transparente, e ndershme dhe do mbyll shumë nga problematikat që kanë dalë deri tani.

Pse nuk u pranua Patozi në garë?

Rasit i z Patozi ishte i qartë. Pati një deklaratë të z. Patozi. Shprehu dëshirën për të kandiduar me një sërë kushtesh. Sot deklaroi se kushtet nuk u pranuan dhe nuk kandidoi. Iu kërkua edhe për burokraci se pati gjatë ditës për ‘fajin tuaj’ me deklarata “zoti Patozi kandidon”, “nuk kandidon”, unë kërkova që të qartësohej kjo pikë dhe nga njerëzit që kishin kontakte me të, iu kërkua që nëse ishte kandidat të vinte të thoshte se është kandidat. Ai nuk erdhi.

Po analiza e humbjes përse nuk u bë?

Sot u kërkuar të futej në rend dite, një pikë tjetër që të përfshinte analizën. Të bëhej analizë brenda një mbledhje kryesie, unë e hodha në votim me qëllim që të mos kishim debate të panevojshme dhe nuk u pranua. Ishte një votim logjik. Nuk mund të ketë analizë të zgjedhjeve në një ditë në mbledhje kryesie. Ka patur një rezultat aspak të prirur nga ne dhe sigurisht jo të dëshiruar. Do bëjmë analizën dhe do dalin edhe përgjegjësitë e zotit Basha. Me siguri që gjatë fushatës së dy kandidatëve do të ngrihen këto çështje, do diskutohen.

Ka zëra që thonë se kjo garë është një farsë…

Vetëm farsë nuk është. Gjithçka do bëhet transparente. Do ketë përfaqësues të kandidatëve që do jenë në çdo hap propozues. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori