Edhe në Tiranë, disa pallate kanë
pësuar krisje dhe carje duke trembur
banorët.
Kështu nga frika,
banorët e një
pallati në zonën e Freskut në Tiranë po braktisin shtëpitë pas dëmtimeve që ka
pësuar kjo godinë sic shihet edhe në foto.
Pallati ka
pësuar çarje të cilat kanë frikësuar
banorët dhe tashmë ata po marrin sendet personale dhe po largohen.
Sic shihet edhe në këto imazhe, disa qytetarë janë jashtë banesave, pasi kanë frikë nga ajo që mund të ndodhë. Gjatë ditës së sotme janë shënuar disa lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 5.2.
Shtuar më 28/11/2019,
ora 14:56