Partia Demokratike ka kërkuar sërish sot nga kreu i PS-së Edi
Rama të bëjë transparencën para publikut për ndërtimin e një
pallati në pronësi të bashkëshortes së tij. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Silvi Bardhi ka shtruar disa pyetje që kanë të bëjnë me ngritjen e këtij
pallati.
“Ne po i japim mundësi z.
Rama të sqarojë publikun për pallatin 5 katësh dhe një kat nën tokë me rreth 900m katrorë sipërfaqe ndërtimi në rrugën “Qemal Guranjaku”, ndërtim i përfunduar në vitin 2010 pronë e familjes së bashkëshortes së z.
Rama, Linda Basha. Partia Demokratike kërkon nga ju të sqaroni shqiptarët çështjet që vijojnë: Cili është historiku i vërtetë i këtij
pallati? A
keni qenë në konflikt interesi kur ju
keni firmosur si kryetar bashkie lejen e ndërtimit të këtij
pallati? Sa leje ndërtimi
keni lëshuar për ndërtimin e këtij
pallati? A janë respektuar kushtet ligjore urbanistike në sheshin e lejes së ndërtimit dhe ndërtimin e këtij
pallati? Cilët janë investitorët dhe pronarët e këtij
pallati? A ka histori paje në këtë pallat dhe në rast se po, sa është pjesa që ju dhe bashkshortja juaj
keni marrë si pajë?” theksoi zëdhënësja e PD-së. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2013,
ora 12:36