Ndërpriten kërkimet për gjetjen e gomones së zhdukur në Otranto
Pala shqiptare ndërpret kërkimet për gjetjen e gomones me 27 klandestinë e zhdukur natën e së hënës në kanalin e Otrantos.
Shefqet Bruka, drejtori administrativ i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, bëri me dije se pala shqiptare nga ana e saj po mban në vëzhgim territorin ujor të vendit tonë.


Ndërkohë që pala italiane ka rinisur sërish kërkimet mëngjesin e sotëm. Mësohet se operacioni i palës italiane është përqendruar në afërsi të brigjeve të Pulias, ku dy anije patrullojnë zonën. Nga të dhënat paraprake dyshohet se gomonia me klandestinë kryesisht kurdë ka pësuar një defekt në motor. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori