Pala kosovare paraqiti vizionin për raportet midis Kosovës dhe Serbisë
Pëlqej
Albeu.com
Në Baden afër Vjenës përfunduan bisedimet e sotme të Treshes ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit me delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit.Pas takimit, zëdhënësi i Ekipit të Unitetit, Skender Hyseni,tha se palët i kanë paraqitur qëndrimet e njohura për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Pala kosovare edhe një herë e paraqiti në mënyrë të detajuar vizionin e saj për partneritetin e Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane.
Ai tha se qëndrimet mes dy palëve janë të mëdha dhe diametralisht të kundërta.

Përfaqësuesit serb edhe sot kanë vazhduar me propozime që reduktohen në ambicien e njohor që Serbia te jetë sovrane ne Kosovë.

Përfaqësuesi rus në Treshe, Harcenko, ka kërkuar bisedime të reja pas 10 dhjetorit. Ai tha se duhet të vazhdojnë negociatat për statusin e Kosovës, edhe pas 10 dhjetorit.

Kësaj kërkese iu ka përgjigjur shkurtimisht kolegu i tij evropian, Wolfgang Ishinger. "Përgjigjja ime është jo”, tha ai.

Pasdite pritet të vazhdojnë takimet.
Shtuar më 27/11/2007, ora 21:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori