Pala greke pezullon punen ne Doganen e Kakavijes
Albeu.com
Pezullohet puna në doganën e Kakavijës nga pala greke për shkak të grevës së doganierëve. Puna e doganierëve grekë do të ndërpritet nga ora 10:00-13:00. Në Greqi sot paralizohet trafiku ajror për grevën e re të njoftuar nga sindikata e punonjësve publikë.
Kontrollorët e fluturimeve kanë vendosur të bashkohen me protestën kundër planit për ringritjen ekonomike dhe reformën e pensioneve.

Burime nga sindikata kanë bërë të ditur se kontrollorët që kanë edhe kërkesa specifike, nuk do të paraqiten në punë.

Bllokimi i fluturimeve do të ndodhë nga ora 11:00 deri në përfundim të orarit të punës.
Shtuar më 15/07/2010, ora 10:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori