Pakti Rama-Basha e largoi nga puna, ja çfarë thotë Artan Lame
Pëlqej
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Opozitës Lulzim Basha ranë dakord për një marrëveshje të madhe politike, që parashikonte jo vetëm ndryshime në qeveri, por opozita do të propozojë edhe kandidaturat për 5 drejtori, OSHEE, ALUIZNI, Hipotekat, Burgjet dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Drejtor i ALUIZNI-t, Artan Lame largimin nga institucioni që drejton e ka konsideruar një dilemë pa zgjidhje, kjo pasi Lame gjithmonë është konsideruar një njeri teknik dhe aspak politik.

Sipas tij, kur emri i diskutohej në Partinë Socialiste, kishte gjithmonë nga ata, që e konsideronin vetëm një njeri teknik dhe jo politik. Me sa duket, u desh marrëveshja politike Rama-Basha që të kuptonte se ishte njeri politik dhe jo teknik, shkruan Opinion.

“Kur emri im diskutohej në Partinë Socialiste, kishte gjithmonë nga ata që më konsideronin vetëm njëri teknik dhe jo politik. U desh marrëveshja Rama-Basha, që të kuptoja se isha njeri politik dhe jo teknik”, u shpreh Artan Lame. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori