Sërish numër i lartë infeksionesh në vend (VIDEO)

Gjatë orëve të fundit ministria e shëndetësisë njofton se janë kryer 852 testime, prej të cilave 151 kanë rezultuar pozitive.

Gjithashtu, janë shëruar 45 pacientë një numër relativisht i ulët krahasuar me ditët paraardhëse.

Rastet e reja janë në: 39 Tiranë, 27 Durrës, 16 Korçë, 14 Shkodër, 10 Lushnje, 8 Gramsh, 6 Elbasan, 5 raste në Krujë dhe Mirditë, 4 në Fier, 3 Gjirokastër, 2 në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë dhe Patos.


Shtuar 9.09.2020 14:05