Pakti me Greqinë, zonë e minuar
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar sot nga qeveria rishikimin e hartës së kufirit detar me Greqinë. Në një konferencë për shtyp, Rama ka theksuar se marrëveshja aktuale detare është një zonë e minuar që dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve tona.



Qeveria shqiptare duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për qorrsokakun që ka vizatuar në hartë dhe duhet të ulet për të gjetur arsyen. Marrëveshja për projektin TAP nuk duhet të përçahet nga konflikti që hap marrëveshja që ka firmosur qorrazi qeveria dhe as prespektivën ekonomike me dy vendet tona që kanë nevojë të shohim përtej rrugëve të vjetra. 100-vjetori i pavarësisë e gjen Shqipërinë të cunguar territorialisht dhe është detyrim që kufiri i vendosur qorrazi në dëm të interesave kombëtare të spostohet në vendin e vetë dhe çdo pëllëmbë det i Shqipërisë të mbetet det i Shqipërisë” tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2012, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori