Pakti i Stabilitetit do të mbështesë jo vetëm çështjet politike, por edhe ato ekonomike të
Pëlqej
Albeu.com
Erhrad Busek pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, u shpreh se Pakti po i nxit vendet e rajonit si Maqedoninë, Bosnjën e Hercegovinën dhe Bullgarinë që të nënshkruajnë marrëveshje të tregtisë së lirë me Kosovën.Pakti i Stabilitetit do të mbështesë jo vetëm çështjet politike, por edhe ato ekonomike të Kosovës. Pakti gjithashtu po i nxit vendet e rajonit si Maqedoninë, Bosnjën e Hercegovinën dhe Bullgarinë që të nënshkruajnë marrëveshje të tregtisë së lirë me Kosovën. Kështu tha korrdinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhrad Busek pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.
Ndërkaq Dugolli kërkoi që Pakti i Stabilitetit të vazhdojë me mbështetje për integrimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare, i cili në këtë takim po ashtu e ka njoftuar zotin Busek me zhvillimet dhe progresin e shënuar në sferën ekonomike, si dhe me vështirësitë për arritjen e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e rajonit. Njëherit Dugolli ka kërkuar që Pakti i Stabilitetit të luajë rolin e vet duke i ndihmuar Kosovës që të integrohet në strukturat ndërkombëtare dhe të arrijë marrëveshje me vendet e rajonit të Ballkanit.
Nga ana e tij, Busek është shprehur se nuk do të mungojë ndihma për Kosovën dhe për zhvillimin e biznesit dhe të ekonomisë.
Busek tha se Pakti deri tani ka ndihmuar në nënshkrimin e 28 marrëveshjeve për tregti të lirë në vendet e Ballkanit. Megjithë statusin e pazgjidhur të Kosovës, ai premtoi se do të angazhohet që edhe Kosova të arrijë marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e rajonit. qik
Shtuar më 05/05/2005, ora 20:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori