Pritet zyrtarizimi, Juventus arrin marrëveshjen me bomberin e Chelsea

Gonzalo Higuain do të largohet nga Juventusi dhe këta të fundit prej kohësh po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e argjentinasit.

U tha se kampionët e Italisë ishin shumë afër marrëveshjes me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, por tratativat me uruguaianin janë ngadalësuar.

Në këtë situatë, Juventusi ka hedhur sytë nga objektiva të tjerë. “Sky Sport Italia” raporton se bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud.

Kampioni i botës me Francën në “Rusi 2018” e ka të vështirë të gjejë hapësira te Chelsea këtë sezon dhe për këtë arsye ka pranuar kalimin te Juventusi.

Thuhet se palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe shumë shpejt pritet të mbyllet gjithçka.


Shtuar 11.09.2020 14:38