Pakt me djallin apo ndërhyrje? Shihni ndryshimin drastik të Kryemadhit (FOTO LAJM)

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është rikthyer fuqishëm në politikë pas marrjes së "frenave" në LSI.

Ajo që vlen për t'u theksuar është se pavarësisht viteve, Kryemadhi sa vjen dhe zbukurohet dhe të jep përshtypjen e një vajze të re.

Ajo jo vetëm që ka rënë në sy, por pamja e saj tiparet e deri tek ngjyra e flokëve është përmirësuar ndjeshëm.

Në disa intervista për mediat ajo ka deklaruar se pamje dhe trupi i saj është përmirësuar pas vendimit të Ilir Metës për t'u dobësuar.

Ajo ka deklaruar se është ndjerë xheloze ndaj ndryshimit drastik të Metës, gjë që e ka shtyer të ndryshonte dhe ajo veten.

Por a ka kryer ndërhyrje estetike Monika Kryemadhi?

Rreth kësaj teme pak është folur dhe ajo ka zgjedhur të flasë vetëm për rënien në peshë.

Por kjo nuk i ka kënaqur ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Pas postimit të çdo fotoje, një lum komentesh e akuzojnë atë për ndërhyrje estetike në fytyrë pasi sipas tyre ndryshimi është mjaft i dukshëm. /albeu.com/


Shtuar më 02/01/2018, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori