Pakica bojkoton mbledhjen, KQZ: Kuti të reja për 8 majin
Anëtarët e pakicës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e ditës së sotme duke bojkotuar punimet e saj. “Ne vërtetë jemi propozuar nga politika, por nuk kemi asnjë lidhje me të. Kemi detyrë të bëjmë zgjedhjet. Pavarësisht nga mungesa e kolegëve unë mendoj që duhet të vazhdojmë me të gjithë kapacitetin tonë, përgjegjshmërinë tonë, profesionalizmin tonë, punën për të menaxhuar zgjedhjet e ardhshme”, tha kreu i KQZ-së, Arben Ristani.

KQZ njoftoi se rreth 50% e kutive të materialeve zgjedhore të blera që në 2003-shin janë dëmtuar, por një variant është dhe ai i zëvendësimit total të tyre.

Numri dhe fatura monetare e tyre do të përcaktohet pas 5 marsit kur mbyllet i gjithë për asgjësimin dhe arkivimin e materialeve të 28 qershorit 2009.

“Kutitë që kemi të materialeve zgjedhore janë kuti së pari të përshtatura, janë konsumuar për shkak të kohës, janë të përbëra nga material plastik i sertë i cili thyhet, në kundërshtim nga kutitë e votimit dhe ju konstatoni që një pjesë e tyre janë thyer. Atëherë do na duhet të marrim kuti të tjera duhet krijuar dhe rezervën”, u shpreh Ristani.
Shtuar më 14/01/2011, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori