Paketat e ndihmës, mbyllet sot afati i ankesave për atë që nuk e kanë marrë
Sot është dita e fundit kur qytetarët mund të dorëzojnë ankesat e tyre për mosmarrjen e paketave të ndihmës gjatë karantinës, si pasojë e koronavirusit.

Sipas udhëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, 25 gushti është mundësia e fundit kur qytetarët mund të drejtohen në institucion.

Do jetë pikërisht administrata e tatime që do të shqyrtojë të gjitha ankesat për paketat 1 dhe 2.

Ndërkaq, përfituesit duhet tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, me qëllim korrigjimin e të dhënave të llogarive bankare që ishin plotësuar në mënyrë të pasaktë.

Të shumtë ishin qytetarët që edhe përmes medias u ankuan se nuk kishin marrë asnjë ndihmë prej paketave, apo edhe të tjerë që kishin marrë vetëm 1 apo 2 pagesa.
Shtuar më 25/08/2020, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori