Identifikohen dy nga grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit
Paketa e Solidaritetit, Koçi: Përfituan 643 mijë pensionistë dhe mijëra familje në nevojë
Qeveria miratoi Paketën e Solidaritetit në fund të vitit 2016 duke akorduar rreth 4 miliardë lekë për shtresat në nevojë si edhe pensionistët. Kuvendi është duke disktuar sot Aktin Normativ të qeverisë që rrjedh nga ky vendim.

Në fjalën e tij, si relator i këtij projektligji, anëtari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, deputetit Ervin Koçi theksoi se ky Akt Normativ mundëson rritjen e mbështetjes financiare ndaj shtresave në nevojë, shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, rritjen e efiçencës së investimeve publike dhe forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm vendor.

“Gjithashtu, ky akt, pasqyron ciklin pozitiv të ekonomisë shqiptare të viteve të fundit, dhe konsolidimin e financave publike, ai është tërësisht në linjë me pritshmëritë e fillimvitit 2016; performanca e ekonomisë dhe ecuria e treguesve kryesorë makroekonomikë dhe fiskalë janë pothuajse ato të miratuara në buxhetin e vitit 2016”., - shtoi Koçi.

Nga Paketa e Solidaritetit, rreth 643 mijë pensionistë përfituan shpërblime për fundvitit në masën 6 000 lekë. Krahas kësaj, personat me aftësi të kufizuara përfituan nga 2 000 lekë. Në të njëjtën masë përfituan edhe familjet në nevojë.

Fjala e plotë e deputetit Ervin Koçi
Akti normativ që do të miratojmë sot, mbështetet në zhvillimet e ekonomisë së vendit gjatë vitit 2016, ai reflekton një përditësim në terma pozitivë të treguesve kryesorë makroekonomikë për vitin 2016, si edhe nevojës për rialokimin e shpenzimeve buxhetore për të dhënë stimuj të mëtejshëm në drejtim të rritjes ekonomike dhe përkujdesjes sociale.

Ndryshimet buxhetore, të miratuara në aktin normativ të Këshillit të Ministrave, janë në të njejtën linjë me Programin e Qeverisë dhe ligjin e buxhetit vjetor për vitin 2016.

Këto ndryshime janë, gjithashtu, në përputhje me rekomandimet e institucioneve financiare ndërkombëtare, si FMN e Banka Botërore, veçanërisht në drejtim të forcimit të konsolidimit fiskal.
Akti normativ mundëson rritjen e mbështetjes financiare ndaj shtresave në nevojë, shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, rritjen e efiçencës së investimeve publike dhe forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm vendor.

Ky akt, pasqyron ciklin pozitiv të ekonomisë shqiptare të viteve të fundit, dhe konsolidimin e financave publike, ai është tërësisht në linjë me pritshmëritë e fillimvitit 2016; performanca e ekonomisë dhe ecuria e treguesve kryesorë makroekonomikë dhe fiskalë janë pothuajse ato të miratuara në buxhetin e vitit 2016.

Trendi i rritjes ekonomike, që prej vitit 2014, ka qenë me tendencë pozitive dhe kjo tendencë do të vijoj edhe për vitin 2017, ku parashikohet të arrijë nivelet e programuara 3.8 për qind.

Është fakt që rritjen ekonomike në vitin 2013 e gjetëm 1.1%, dhe për vitin 2016 është rreth 3.4%, mbi 3 herë më shumë.

Rritja në sektorin e bujqësisë, ndërtimit dhe vecanërisht turizmit si dhe vazhdimësia në rritjen e konsumit, tregojnë se tashmë ekonomia e vendit nuk prodhon më thjesht sinjale pozitive, të gjithë këto janë indikatorë të fortë që kanë krijuar një bazë solide për rritje ekonomike të qëndrueshme në vitet e ardhshme.

Gjatë vitit 2016 vijuan dhe u thelluan më tej reformat rregullatore në sektorë të ndryshëm publikë, të nisura nga kjo mazhorancë nga viti 2014, që kanë dhënë ndikim e tyre në ecurinë pozitive të ekonomisë në tërësi.

Gjatë kësaj periudhe nga reformat e kryera janë regjistruar arritje të rëndësishme në disa nga sektorët me impact të gjerë në ekonomi: si në sektorin e energjisë, të pensioneve, në financat publike, të administrata publike, pushteti vendor, bujqësia dhe uji.

Politikat fiskale të ndërmarra në vitet e fundit kanë krijuar lehtësi për biznesin prodhues dhe ulje të barrës fiskale, kanë rritur konkurencën e ndershme dhe minimizuar evazionit fiscal, me ndikim në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e investimeve private, vendase e të huaja.

Zhvillimet ekonomike e fiskale krijuan kushte për uljen e papunësisë dhe rritjen e nivelit të punësimit në vend.

Kjo duket në rezultatet e publikuara nga INSTAT për 9-mujorin, si dhe në vlerësimet e pritshme vjetore. Sipas Anketës së forcave të punës, punësimi në nëntë muajt e parë të vitit 2016 u rrit me rreth 7.4%, kundrejt të njëjtës periudhë të 2015, ndërkohë shkalla e papunësisë ka vijuar trendin e saj rënës duke zbritur gradualisht në rreth 15.2% në Tremujorin III-2016me një reduktim prej 2.3 %, i cili përbën gjithashtu një indikacion të rëndësishëm pozitiv sa i takon situatës ekonomike dhe pritshmërive në vijimësi.

Gjithashtu në të njëjtin trend pozitiv shfaqet për vitin 2016 edhe kreditimi i ekonomisë ku norma e rritjes së kreditimit për ekonominë është me një trend rritës rreth 3% në terma vjetorë.

Një tregues tjetër pozitiv është besimi i biznesit dhe konsumatorit në ekonomi, treguesi i ndjesisë ekonomike, që në tremujorin e katërt 2016 shënoi një rritje prej 9.4 % dhe një kapërcim prej 18.6 % mbi mesataren historike afatgjatë, niveli më i lartë i besimit në ekonomi në 10 vitet e fundit.

Edhte fakt që edhe në aspektin e investimeve të huaja direkte, ekonomia ka shënuar një tjetër progres, bazuar në vlerësimet e Bankës Botërore, me 9% të GDP duke u renditur të dytët në rajon pas Malit të Zi.

Në Tremujorin III-2016, sipas Bankës së Shqipërisë, Investimet e huaja direkte shënuan një rritje me 13% krahasuar me një vit më parë osë thënë në vlerë, 288 milionë euro.

E gjithë kjo situatë pozitive e ekonomisë shqiptare është konfirmuar edhe nga institucionet partnere ndërkombëtare si: Fondi Monetar Ndërkombëtar, si dhe nga kompanitë prestigjioze në botë që vlerësojnë si Standard&Poors, Moody’s etj..

Deklarata publike e FMN përpara dy ditësh, në mbyllje të marrëveshjes trevjeçare me Shqipërinë, se vendi ynë është në rrugën e financave publike të shëndosha dhe të rimëkëmbjes ekonomike, është një tregues i qartë i ecurisë positive të ekonomisë.

Për vitin 2016, janë arkëtuar në buxhetin e shtetit mbi 405 miliardë lekë, Krahasuar me vitin 2015, të ardhurat janë rritur me 7% ose 28 miliardë lekë.

Kjo është perfomanca më e mirë e administratës fiskale në 25 vite ku janë arkëtuar rreth 27.4% të PBB-së nga 26.4% që rezultuan në vitin 2015, pra kemi një rritje në mbledhjen e të ardhurave me rreth 1% në raport me GDP krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që nuk ka patur politika të rritjes së taksave, përkundrazi, ka pasur përjashtime, si në rastin e tatimit të thjeshtuar të fitimit për biznesin e vogël.

Është fakt që në vitin 2013, kur morëm qeverisjen e vendit mbledhja e të ardhurave në raport me GDP ishte më pak se 24%, sot është mbi 27%.

Mbledhja e të ardhurave pothuajse afër parashikimeve dhe kursimet në disa shpenzime sollën hartimine këtij akti normativ që përmbush dy angazhimeve themelore të Qeverisë:
Trajtimi sa më dinjitoz i kategorive të shtresës më vulnerabël të shoqërisë dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura të institucioneve buxhetore.

Vëmendja jonë si mazhorancë ndaj shtresave më të varfëra dhe atyre në nevojë, pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike, personave me aftësi të kufizuara apo familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore, është në themel të politikave të mbështetjes sociale, që përbën një nga shtyllat kyce të programit tonë në qeveri.

Pikërisht në reflektim të kësaj qasje, u mundësua Paketa e Solidaritetit në festat e fundvitit, për ato shtresa që më shumë se të tjerët kanë nevojë për mbështetje, përkujdesje dhe solidaritet.

Paketa e solidaritetit konsiston në akordimin e një fondi në masën 4 miliard lekë, ku përfituan;

- 643 mijë pensionistë në masën 6.000 LEK,

- personat me aftësi të kufizuara – në masën 2.000 LEK. Mos harroni që në vitet 2005-2009, vitin 2010, vitin 2011 këta njerëz jo vetëm që nuk morën asnjë lekë shpërblim, por nuk morën dot as pagesën mujore që u takon me ligj, gjetëm 44 milionë dollarë detyrime të prapambetura për PAK në 2013,

- familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike – në masën 2.000 LEK.
Pra janë faktet që tregojnë ndryshimet në filozofinë qeverisëse të vendit, që në vitin 2013 ne gjetëm të pashlyera mbi 44 milionë USD personave me aftësi të kufizuar, detyrim që e shlyem atëherë, si dhe është fakt që shpërndamë paketën e solidaritet më të madh fundviti në këto 25 vite.

Akti Normativ, i jep zgjidhje situatës aktuale të detyrimeve të reja të krijuara nga njësitë e qeverisjes qendrore, duke shlyer një pjesë të mirë të tyre. Kjo, nëpërmjet hapësirës së krijuar nga fondet e lira dhe rialokimet e tjera, në funksion të rritjes së efiçencës së përdorimit të fondeve buxhetore, si korente por sidomos atyre kapitale. Gjë që, jo vetëm përmbush një nga objektivat tonë kryesore fiskalë, por njëkohësisht respekton rigorozisht edhe një nga shtyllat më të rëndësishme të Programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Nëpërmjet këtij akti shlyhen detyrimet e prapambetura të dëmshpërblimeve nga fatkeqësitë dhe përmbytjet akumuluar gjatë periudhës 2013-2016 në vlerën prej 450 miliion lekë si dhe shlyhen detyrimet e prapambetura të vendimeve gjyqësore, në sektorin e mirëmbajtjes së rrugëve.

Me qëllim nxitjen e zhvillimit të qendureshëm vendor nëpërmjet implementimit të funksioneve të transferuara me buxhetin e vitit 2016 ky akt normativ shton financimin me 3.3 miliard lekë për rrugët rurale vendore, për funksionin e ujtitjes dhe kullimit si dhe rrit financimin përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve për mbështetjen e infrastrukturës vendore.

Edhe në sektorijn e bujqësisë, një prioritet i qeverisë u alokuan rreth 600mln leke, ku 300mln ishin fonde korente per blerjen gjese se gjalle per kompensimin e lopeve te semura për zonën e Myzeqesë, si dhe u alokuan 300 milion lekë investime publike per sistemin e hidrovoreve.

Të nderuar kolegë,
Unë Ju ftoj të miratojmë aktin normativ, pasi ai jo vetëm përmbush një obligim të rëndësishëm të detyrimeve tona ndaj shtresave në nevojë duke krijuar një stimul pozitiv për ekonominë nëpërmjet rritjes së nivelit agregat të konsumit, por i ka dhënë gjithashtu një hov pozitiv rritjes ekonomike në vend nëpërmjet implementimit në kohë dhe me sukses të projekteve të investimeve publike.

Shtuar më 26/01/2017, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori