Krim makabër në Mallakastër, hajdutët rrëmbejnë zonjën e shtëpisë dhe e mbysin në rezervuar

Një ngjarje makabre ka ndodhur vetëm 2 ditë më parë në Mallakastër, në fshatin e Gjerbës.

Mësohet se tre të rinj kanë hyrë në një banesë në këtë fshat për t’a grabitur, duke menduar se në banesë nuk kishte asnjë familjar.

Por në banesë ka qënë zonja Drita Saliu e cila dyshohet se është rrëmbyer nga hajdutët dhe është hedhur në një rezervuar ku ka humbur jëtën.

Në mënyrë që ajo mos t’i kallëzonte në Polici për shkeljen, tre grabitësit e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe më pas trupin ia kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Familjarët e saj pasi janë rikthyer në shtëpi nuk kanë vënë re asnjë gjurmë nga ajo dhe menjëherë kanë nisur kërkimet.

Ditën e sotme ata kanë vendosur që të kontrollojnë gjithashtu edhe pranë rezervuarit ku edhe kanë pikasur trupin e saj të pajetë.

Deri më tani, Policia e zonës ka shoqëruar në Polici tre persona, të cilët po merren në pyetje pasi dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen, ndërkohë po vijon puna për kapjen e autorëve të krimit mostruoz.


Shtuar 7.01.2020 16:22