Paketa e PS kalohet sot në kuvend
Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në axhendën e Parlamentit përveç heqjes së imunitetit është përfshirë edhe diskutimi e më pas votimi në fund të seancës i ndryshimeve Kushtetutese të propozuara nga Partia Socialiste.

Partia Socialiste vendosi një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të votojë amendimin e kushtetutës, pavarësisht rrëzimit të paketës së saj për reformën në drejtësi. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2012, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori