Paketa anti shpifje në Komisionin e Venecias, Basha: Provë që cënohet fjala e lirë
Kryetari i Partisw Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” në Komisionin e Venecias.

Basha thotë se ky akt provon se dy projektligjet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri.

"Nga ana tjetër është e turpshme dhe e ulët që Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i parlamentit kukull nën urdhrat e Ramës, ka rrëzuar dekretin e Presidentit pa reflektuar jo vetëm mbi vërejtjet e tij, por edhe ato të komunitetit shqiptar të mediave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare", shkruan Basha.

Sipas tij, pushteti aktual qëndroi i shurdhër edhe ndaj qëndrimeve të Komisionit Europian që tregonin se mosreflektimi për këtë paketë dëmton procesin e integrimit europian.

"Kjo indiferencë e kokëfortësi demonstron se Ramës nuk i intereson integrimi europian i vendit por vetëm mbijetesa e tij politike me çdo kusht, përfshirë këtu përpjekjen për t’ua mbyllur gojën mediave", pwrfundon Basha.
Shtuar më 23/01/2020, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori