Pak para takimit me Metën, Basha mbledh aleatët e PD
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pak orë para takimit me Metën mwsohet tw ketw mbledhur aleatët në selinë e PD.

Takimet priten të fillojnë në orën 19:00, pas kthimit në vend të Metës pasi momentalisht ndodhet në Kosovë me rastin e 20 vjetorit të çlirimit.

Ende nuk dihet se kur do të zhvillohen bisedimet me të majtën në pushtet dhe as nëse kryeministri Edi Rama do ta pranojë apo jo këtë ftesë nisur nga fakti se ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor edhe pas dekretit të Presidentit për ta anuluar këtë datë.
Shtuar më 12/06/2019, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori