Salianji: Rama dhe Braçe kanë shqetësim të madh, iu kanë humbur lopët

Gjatë seancës së sotme plenare deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka përmendur edhe uljen e numrit të lopëve.

Me ironi ai deklaroi se shqetësimi më i madh që ka kryeministri Edi Rama dhe deputeti Erion Braçe është ulja e numrit të lopëve dhe jo largimi i qytetarëve nga vendi.

“Për të kuptuar se cili është realiteti, shikoni për çfarë bëhet diskutimi në publik, ka nisur një diskutim mes kryeministri ministres e deputetit se iu kanë humbur lopët. Këtu kanë ikur 500 mijë njerëz. Këta bëjnë sikur nuk shohin dhe shqetësimi më i madh qenka se ka rënë numri i lopëve”, tha Salianji./albeu.com