Pak orë para krimit i dedikoi fjalë të ndjera vajzës, vrasja e të riut u bë pas divorcit (FOTO LAJM)
Mediat kosovare kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me vrasjen e
Albert Krasniqit në Prishtinë pasditen e sotme nga babai i tij Skënder
Krasniqi.
Albert Krasniqi ishte një person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimet e arsyeshme për dhunë në familje. Dorëzimi i tij në
polici ka shërbyer si pikënisje e debatit të sotëm mes tij dhe babait që përfundoi në mënyrë tragjike.
Refuzimi i viktimës për t’u dorëzuar në
polici ka bërë që ai të sulmojë fillimisht të atin dhe më pas përdorimi i armës së këtij të fundit solli dhe vdekjen tragjike.
Para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të
vajzës së tij në rrjetin socia Instagram, e cila shfaqej e ulur në zyrën, teksa mbi
foto shkruante: Dashuria e babit.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 19:53