Pak minuta nga manifestimi i Ilir Metës, Basha e Kryemadhi bëjnë lëvizjen e rrallë
Kanë mbetur vetëm pak minuta nga manifestimi i thërritur nga Meta për të "mposhtur grushtin e shtetit" në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Masat e sigurisë janë marrë, pasi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë vendosur me qindra efektivë, të grumbulluar në afërsi të Kryeministrisë.

Ndryshimi nga protestat e mëparshme vjen pasi Basha dhe Kryemadhi do t'i bashkohen manifestimit si qytetarë të thjeshtë, dhe nuk do të këtë parakalime nga selia e Partisë Demokratike.

Rikujtojmë se pak minuta më parë, Kryeministri ka mbledhur urgjent anëtarët e kryesisë së PS, më të cilët thuhet se po diskuton detyrat e lëna nga Kongresi i PS-së.

Rreth 1000 efektivë të FNSH-së, Policisë dhe gardës do të zbresin sot në terren për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë manifestimit, ndërkohë që vetë presidenca ka angazhuar rreth 3 mijë persona që do të vendosin në krah shiritët kuqezi dhe do të garantojnë që gjithçka të jetë paqësore. /albeu.com/

Shtuar më 02/03/2020, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori