Pak kohë nga zgjedhjet, bashkitë shënojnë rritje "stratosferike" nga mledhja e teksave
Dy muaj para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të ardhurat nga taksat që vjel pushteti vendor kanë shënuar rritje të ndjeshme. Treguesit fiskal të Ministrisë së Financave tregojne se në muajin Prill, bashkitë kanë mbledhur 9,6 miliardë lekë të ardhura, në një kohë që thuajse e njëjta vlerë parash u grumbullua në tre muajt e parë të këtij viti.

Me rritje shfaqen të tre zërat, taksa lokale, ajo e biznesit të vogel dhe taksa mbi pasurinë, por kjo e fundit ka dhënë kontributin më të lartë në të ardhurat e pushtetit vendor. Referuar të dhënave, bashkitë kanë mbledhur gati 2.3 miliardë lekë nga taksa e pasurisë, rreth 700 milionë lekë më shumë se një vit më parë.

Prej nje viti, kjo taksë, në pjesën më të madhe të bashkive po grumbullohet sipas metodologjisë së re, formula e të cilës e llogarit taksën mbi bazën e vlerës reale të ndërtesave dhe jo fikse mbi siperfaqen.

Megjithatë ka ende bashki të cilat e mbledhin taksën e pasurisë me metodën e vjetër dhe qeveria ju ka lënë kohë për zbatimin e formulës së re. Vitin e shkuar, pushteti vendor mblodhi 5.3 miliardë lekë nga taksa e pasurisë me një rritje modeste vjetore, ndërkohë që pritshmëritë për këtë vit janë më të mëdha për shkak të formules së re. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori