Messi do të bashkohet me Ronaldon në Arabinë Saudite?!

Leo Messi kundër Cristiano Ronaldos, një histori e destinuar të vazhdojë për shumë kohë, ndoshta deri në përjetësi.

Të dy kanë kaluar sezone të paharrueshme në La Liga dhe Champions League ndërsa sot mund të jenë rivalë edhe në Lindjen e Mesme.

Pas transferimit të portugezit te Al Nassr, kapiteni i “La Selecion” shumë shpejt mund të bëhet pjesë e kampionatit arab dhe për këtë është i bindur Nasser Al-Attiyah, pilot i Rally Dakar dhe një nga anëtarët e familjes së kurorës mbretërore, i afërm i emirit që ka në pronësi edhe PSG-në.

“Edhe Messi pas pak muajsh do të firmosë për një klub të Arabisë Saidite. Jam i sigurt për këtë dhe mund të them edhe skuadrën. Bëhet fjalë për Al Hilal. Të gjithë këtu duan që Arabia të fitojë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2030 dhe kemi nevojë për emra të mëdhenj të cilët mund të përmirësojnë cilësinë e kampionatit”, thekson Al-Attiyah./Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 10:26