Pak ditë para vrasjes, Santon e ndiqnin me motorr tjetër
Pëlqej
Autorët e vrasjes makabre të bankierit Artan Santo në bllok, para se ta vrsinin e kanë ndjekur me motorr tjetër atë.

Një fakt i tillë është bërë me dije nga grupi hetimor që merret me këtë çështje, të cilët kanë vëzhguar kamerat e sigurisë pranë vendit ku u ekzekutua Santo, shkruan Shqip.

Mësohet se hetuesit kanë analizuar filmimet e kamerave nga data 20 deri mëngjesin e 26 qershorit, të zonës pranë Liceut Artistik, ku dhe kishte shtëpinë, në afërsi të TVSH-së, në kryqëzimin mes Kryeministrisë dhe hotel “Rognerit”, për të dalë në Bllok, ku ishte edhe destinacioni përfundimtar i Artan Santos, puna e tij.

Në këtë itinerar janë marrë kamerat dhe janë parë me kujdes, ku është faktuar se bankieri është ndjekur edhe ditët para ekzekutimit. Më saktësisht, në këto filmime autorët shfaqen me një motor të ndryshëm nga ai që kishin paraditen e 26 qershorit, ku përshkojnë rrugën nga Liceu te zona e Bllokut në Tiranë.

Burimet hetimre kanë thënë më tej se autorët kanë qenë të veshur po njëlloj sikundër shfaqen edhe në videon e transmetuar nga të gjitha mediat, por se ndryshon vetëm mjeti me të cilin ata kanë udhëtuar.

“Autorët kanë përshkuar të njëjtën rrugë që bënë edhe më 26 qershor. Madje, ata janë parë ta kryejnë disa herë këtë rrugë, duke bërë edhe lëvizje të shpejta. Pozicionet e tyre në motor nuk ndryshojnë, ku më i dobti kishte të njëjtën veshje apo edhe kokore. Po ashtu, edhe personi që qëndronte në timonin e motorit ishte i njëjtë, me strukturë të njëjtë trupore. Ndryshimi i vetëm i tyre ka qenë motori, i cili kishte një cilindrat më të vogël nga ai që u përdor ditën e ekzekutimit”, kanë sqaruar burimet. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2014, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori