Pak ditë nga zgjedhjet, 25 personat në paraburgim kërkojnë të votojnë
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, 25 persona të cilët qëndrojnë në paraburgimin e burgut 313 në kryeqytet, kanë paraqitur pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për të marrë pjesë si votues në zgjedhje.

Ata kërkojnë t’u mundësohet e drejta për të qenë pjesë e procesit zgjedhor në Tiranë, ndërkohë burime të tjera bëjnë të ditur se edhe në burgje të tjera ka pasur kërkesa nga të burgosurit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka kërkuar masa shtesë për sigurinë në burgje, si një element të domosdoshëm në rastet e zgjedhjeve. Procedura në fakt është e njëjta. Edhe në zgjedhjet e tjera qoftë lokale apo të përgjithshme, ka pasur rritje të masave të sigurisë në burgje, ose paraburgime.
Shtuar më 25/06/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori