Pak: Asnjë vend i EJL-së nuk do të hyjë në BE pa i përmbushur kushtet
Albeu.com
Asnjë vend i Evropës juglindore nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian nëse nuk i përmbush të gjitha kushtet që i janë vënë, ka porositur Doris Pak, kryesuese e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Evropën juglindore.Në konferencën e komisioneve parlamentare për integrime evropiane nga vendet e Evropës juglindore, Doris Pak theksoi se vendet e rajonit duhet t'i luftojnë krimin e organizuar, korrupcionin dhe tregtinë me njerëz, ndërsa rekomandoi që problemet të zgjidhen në bashkëpunim me vendet fqinje, njofton RFE. rtk
Shtuar më 20/06/2005, ora 01:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori