Pajisja përgjuese, gjykata i bllokon pasaportën izraelitit Yoram Frig
Pas kërkesës se Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka bllokuar pasaportën e izraelitit Yoram Frig.

Izraeliti u ndalua pak ditë më parë pasi iu gjet në valinxhe një pajisje e dyshimtë.

Me këtë vendim të Gjykatës për bllokimin e pasaportës, izraelitit Frig nuk i lejohet të largohet nga vendi ynë deri sa të mbyllet hetimi ndaj tij.

Vetë izraeliti Yoram Frig nuk u paraqit personalisht në Gjykatë ditën e sotme, gjatë dhënies së vendimit.

Gjatë hetimit izraelitit Frig rrëfeu se e kishte punësuar deputeti Tom Doshi për të kontrolluar nëse në kompanitë e tij kishte përgjues.

Frig sqaron se pajisja që iu bllokua në Rinas, nuk kryer përgjime, por kontrollon nëse ka përgjues./albeu.com/

Shtuar më 29/03/2017, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori