Pajisja përgjuese, prokuroria cakton ekspertë për këqyrjen e saj
Prokuroria e Tiranës ka caktuar ekspertë për këqyrjen e pajisjes që posedonte izraeliti i ndaluar Yoram Frig.

Sipas prokurorisë, pas kqyerjes dhe ekpertimit të pajisjes do të vendoset për fatin e izraelitit.

Nërkohë Gjykata e Tiranës ka bllokuar pasaportën e izraelitit pasi iu gjet në valixhe një pajisje e dyshimtë.

Vendimi i Gjykatës erdhi pas kërkesës së Prokurorisë, e cila ngriti shqetësimin e Frig mund të largohej nga Shqipëria.

Yoram Frig rrëfeu arsyen përse udhëtoi drejt Shqipërisë, ai pranon faktin se ishte punësuar nga deputeti Tom Doshi për të kontrolluar nëse në kompanitë e tij kishte përgjues.

Frig sqaron se pajisja që iu bllokua në Rinas, nuk kryer përgjime, por kontrollon nëse ka përgjues./albeu.com/

Shtuar më 31/03/2017, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori