Pajisja përgjuese e Tahirit gjendet lehtësisht në treg
Pajisja përgjuese e cila ishte fshehur në zyrën e Tahirit është një regjistrues-transmetues zanor i thjeshtë, që gjendet lehtësisht në treg dhe në internet me çmim fare të lirë. Këto të dhëna janë bërë publike nga Policia Shkencore, ndersa pajisja është dërguar për ekspertim te grupi i ekspertëve.

Pajisja e gjetur në zyrën e ministrit punon në mënyrë të tillë që regjistrimin e bisedave zanore e përçon te njësia regjistruese ku depozitohet materiali i përgjuar.

Dy pjesët e pajisjes përgjuese funksionojnë në një largësi të caktuar dhe për këtë arsye, dyshohet se të dyja ato kanë qëndruar brenda ambienteve të Ministrisë, tek ish-Garda për disa javë, ndonëse pjesa tjetër ende nuk është gjetur.

Burimet nga Prokuroria pohojnë se pajisja regjistruese-transmetuese është gjetur e fikur si pasojë e rënies së baterisë. Kjo duket se nënkupton se objekti përgjues ka qëndruar të paktën një ose dy javë në vendin ku është gjetur nga sekretarja e ministrit, e cila më pas ka njoftuar eprorët e saj më 18 maj 2016. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori