Pajisja e përgjimit, prokuroria kërkesë për gjyq ndaj izraelitit
Prokuroria e Tiranës ka depozituar në gjykatë një kërkesë për bllokimin e pasaportës së shtetasit izraelit Yoram Frig për shkak se rëndojnë akoma akuzat për përgjim të paligjshëm.

Yoram Frig u kap në Rinas teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria pasi në bagazhet e tij u gjet një pajisje e dyshimtë.

Vetë izraeliti pohoi para hetuesve se pajisja që kishte me vete ishte një pajisje që identifikonte praninë dhe vendndodhjen e përgjuesve.

Ai tha se ishte thirrur në Shqipëri nga një biznesmen, që sipas burimeve është Tom Doshi, i cili ka kërkuar të identifikojë përgjuesit në biznesin e tij. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2017, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori