Pajisja e përgjimeve, izraeliti: Është e ligjshme, kam ardhur disa herë në Shqipëri
Izraeliti Yoram Frig këmbëngul se nuk ka kryer asnjë përgjim në Shqipëri, por vetëm ka kontrolluar ambientet e shtëpisë, zyrave dhe makinave të një personazhi të njohur të biznesit dhe politikës, që mendohet të jetë Tom Doshi.

Prokuorët e kanë rimarrë në pyetje sot për programet që disponon pajisja “Omni Spectral Correlator 5000”, e cila pritet ti nënshtrohet ekspertizës nga policia shkencore.

Ai ka thënë se nuk kam kryer vepër penale, duke treguar se kishte ardhur edhe 2 herë të tjera në Shqipëri me të njëjtën pajisje.
Në asnjë rast, ka thënë izraeliti Frig, nuk jam proceduar nga policia apo prokuroria shqiptare, pasi të disponosh një pajisje të tillë nuk është vepër penale.

Detektivi izraelit ka treguar edhe licencat që i mundësojnë ushtrimin e aktivitetit.

Ai pretendon se pajisja kryen të njëjtin funksion si një detektor metal-kërkues por në rastin konkret kap valët e pajisjeve të përgjimit dhe identifikon vendndodhjen e tyre (çimkave).

Mësohet se prokurori Ndini tavani, veç pyetjeve teknike kërkon nga ekspertët të konstatojnë nëse pajisja kryen përgjime./albeu.com/
Shtuar më 27/03/2017, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori