Paguan 50 mije euro, lirohet Ilir Tolaj
Albeu.com
Pasi ka paguar 50 mijë euro kaucion, Ilir Tolaj, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshit dhe ish-sekretar permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, është lëshuar për në shtëpi, ndërkohë që procedura e rregullt gjyqësore vazhdon."Me propozimin e prokurorit special të EULEX-it për caktimin e masës së paraburgimit, para fillimit të seancës është arritur marrëveshja me prokurorin, avokatin mbrojtës dhe të dyshuarin Ilir Tolaj, që të pranohet dorëzania në vlerë prej 50 mijë euro dhe me aktvendimin e posaçëm gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që Tolaj të lirohet nga masa e arrestit", tha Tmava.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se me të njëjtin aktvendim është vendosur që t’i konfiskohet përkohësisht pasaporta e Mbretërisë Britanike dhe pasaporta e UNMIK-ut të cilën e ka poseduar Tolaj.

Sipas avokatit Bajram Tmava, ish sekretari i përhershëm në MSH, është arrestuar për veprën penale të shmangies së tatimit në periudhën 2004-2008.

Në këtë rast bëhet fjalë për një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Zvicrës dhe Ilir Tolajt, në lidhje me kontrollimin e pensionistëve.

Ilir Tolaj ishte arrestuar mbrëmë nga Policia e EULEX-it.
Shtuar më 14/07/2010, ora 19:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori