Paguaj energjinë ose të sekuestrojnë shtëpinë
Të gjithë qytetarët që janë debitorë të energjisë deri në masën 1 milion lekë, rrezikojnë që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë ti sekuestrojë shtëpinë, kjo në rast se nuk e paguajnë.

Edhe bizneset që kanë një borxh prej dy milion lekësh pa paguar, rrezikojnë që OSSHE ti vendosë sekuestron nëse nuk i shlyejnë detyrimet brënda afatit, shkruan "Panorama". Këto janë disa nga ndryshimet në projektligjin për sektorin e energjisë elektrike, të prezantuara dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2015, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori