Përplasen dy trena në Greqi, raportohet për pasagjerë të lënduar dhe të bllokuar

Një aksident hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Larisa të Greqisë. Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren që transportonte mallra.

Mediet greke bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes, treni me pasagjerë ka dalë nga shinat.

Sipas informacioneve paraprake raportohet se ka pasagjerë të lënduar dhe të bllokuar në tren.

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 23:00, në zonën Evangelismos, pranë Tempit, jashtë Larisës.

Treni po kryente itenerarin Selanik-Larisa. Policia dhe ekipet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar në nxjerrjen e pasagjerëve nga treni./albeu.com/