“Jam e parezistueshme”, Françeska Jaçe provokuese me të brendshme nga dhoma e gjumit (FOTO LAJM)

Françeska Jaçe është nga vajzat e showbizit më të shumë përfolura për jetën e luksit dhe për format bombastike që ka.

Sa herë që Françeska poston diçka në rrjetet sociale do të bëj zhurmë, kjo sepse bukuroshja kujdeset që brenda fotos apo videos të postuar të ketë ngacmime për publikun.

Së fundmi në një fotografi që postoi në llogarinë e saj në Instagram, modelja dhe ish-banorja e Big Brother u shfaq vetëm në të brendshme nga dhoma e gjumit.

Bukuroshja nuk ka pritur që të vlerësohet nga të tjerët për paraqitjen e saj, prandaj e ka konsideruar vetën si të pa rezistueshme.

“S’mund të rezistosh”, ka shkruar ajo ndërkohë adhuruesit e saj vërshuan me komplimenta.


Shtuar 6.05.2020 09:33