Padrejtesia ndaj nxeneses shqiptare, alarmohen Ministria dhe Avokati i Popullit
Albeu.com
Për rastin e nxënëses Elmedina Asani, e shpallur si nxënëse e gjeneratës, të cilës iu bë padrejtësi në testin e gjuhës angleze në provimin e maturës shtetërore në Maqedoni, janë alarmuar Ministria e Arsimit dhe Avokati i Popullit.“Kam angazhuar një njeri këtu në ministri që të më njoftoj më konkretisht se për çka bëhet fjalë. Bisedova me një anëtar të familjes së kësaj vajze, nuk e mohoj faktin e suksesit të asaj dhe kapacitetin e asaj si nxënëse e dalluar, mirëpo ka komision të shkallës së parë dhe më pas formohet komision i shkallës së dytë të cilët i shqyrtojnë këto çështje”, tha për “Lajm” zëvendës Ministrja e Arsimit Lindita Qazimi. Sipas saj nxënësja ka të drejtë të ankohet, ta kërkojë të drejtën e vetë, por nëse ka ndodhur kopjimi, komisioni i shkallës së parë është dashur të tregohet më i kujdesshëm që të mos vijë deri te kopjimi. “Unë do ta shqyrtoj edhe më tutje këtë rast, që e vërteta të kuptohet”, tha Qazimi. Edhe nga Avokati i Popullit thonë se do ta shqyrtojnë këtë lëndë. “E kemi pranuar këtë lëndë dhe do ta shqyrtojmë shumë shpejt. Do të bëjmë një kërkesë në Byronë për Arsim, prej ku do të kërkojmë detaje të këtij rasti”, tha për “Lajm” zëvendës avokatja e Popullit Nevenka Krusharovska. Në testin e maturës, Elmedina Hasanit i janë mënjanuar 50 pikë, pasi ishin gjetur dy teste të njëjta. Pak ditë më parë ajo sqaroi se testin e kishte realizuar për 20 minuta dhe kishte dal jashtë. (lajm)
Shtuar më 28/07/2009, ora 17:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori