Paditet Edi Rama për diskriminim. Goxhaj: Quajti "budallenj" të djathtët
Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit e drejtuar nga Altin Goxhaj përgatiti një Ankesë kundër Diskriminimit nga Kryeministri Edi Rama duke e akuzuar atë për diskriminim për shkak të përkatësisë ideologjike të shtetasve shqiptarë që i përkasin bindjeve politike të djathta.

Siç bën të ditur ZMK, ankesa pritet që të paraqitet në 10 Shkurt pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi bazuar te Neni 1, Neni 3 pika 5, Neni 33, dhe sipas Nenit 33 pika 13 Edi Rama mund te gjobitet nga nga 30 000 deri në 80 000 lekë, ndërsa është duke u menduar edhe depozitimi i një kërkesë-padie në gjykatë.

Në seancën e djeshme plenare, kryeministri Rama ironizoi deputetin Paloka duke cituar një shprehje të George Bernard Shaw.

“Sa herë vij në këtë sallë dhe ju dëgjoj ju, aq më shumë i jap të drejtë George Bernard Shaw, i cili thoshte: “Mbase të gjithë të djathtët nuk janë budallenj, por, me siguri, shumica e budallenjve mund të lulëzojnë vetëm djathtas”. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2014, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori