Manchester United bllokohet nga West Ham por ngjitet në zonën Champions (VIDEO)

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë përballë West Ham United duke barazuar 1:1 në Old Trafford.

Michail Antonio në minutën e 45’, i dha West Hamit epërsinë 0-1, duke shënuar nga penalltia.

Manchester United barazoi në fillim të pjesës së dytë, nëpërmjet talentit Mason Greenwood.

Manchester United me këtë barazim ngjitet në vendin e 4 teksa ndeshjene fundit e luan në Leicester City që ka një pikë më pak se Man Utd.


Shtuar 22.07.2020 19:04