Paditen 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë për shpërdorim detyre
5 anëtarë të Gjykatës së Lartë janë kallëzuar penalisht nga banorët e Bushatit në Shkodër. Mësohet se anëtarët e Gjykatës së Lartë janë akuzuar për shpërdorim detyre.

Të përfaqësuar nga Simon dhe Ndoc Molla, ata kërkojnë që gjyqtarët, Aleksandër Muskaj, Ardian Nuni, Guxim Zenelaj, Mirela Fana dhe gjyqtarja e shkarkuar pasi u dënua për korrupsion Majlinda Andrea, të hetohen pasi kanë shkelur ligjin, duke dhëne dy vendime të ndryshme per padi me te njejtin objekt.

Konflikti lidhet me ndotjen e ajrit dhe ambientit që ju shkaktojnë stallat e derrave në zonën e Bushatit te cilat jane ndërtuar 300 metra larg qendrave te banuara, shkruan Vizion Plus.

Zyra për shtyp e gjykatës së lartë, thekson se çështja po hetohet nga një komision i brendshëm, duke mos dhënë më shumë hollësira për padinë ndaj 5 anëtarëve të saj. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori