Padia për Bashën, reagon Salianji: Qeveri putaniste
Sekretari per Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, ka reaguar mbi padinë e ngritur nga Policia për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Salianji shkruan se kanë themeluar një qeveri putaniste e cila me çdo kusht kërkon fundin e saj.

Reagimi i Salianjit:

Kane themeluar republike te re, jo putiniste por putaniste! Pas nje hetimi te hollesishem dhe kontrolleve me mjete speciale te hetimit policia ka aritur te dokumentoje qe protesta duhet proceduar penalisht!!

Jane kaq te brishte dhe te dobet sa me cdo menyre kerkojne fundin e vet!

Nga menyra e qeverisjes, nga perfaqesimi politik, nga babezia e treguar, nga arroganca ne dhunimin e te drejtave te qytetareve, nga dhunimi i lirise se shprehjes, nga privatizimi i Shqiperise per llogari te oligarkeve, nga mungesa e moralit ne qeverisje dikush mund te thote qe i ngjan putinizmit por ne forme te re putanizem!/albeu.com/

Shtuar më 25/02/2017, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori