Padia penale ndaj Bojaxhiut, e pakuptimte
Albeu.com
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik e cilëson të pakuptimtë padinë penale ndaj kreut të Inspektoriati Gjergj Bojaxhi nga banorët e fshatit Hamallaj në Durrës. “Kallëzimi penal ndaj INUK, nga banorët posedues të objekteve të paligjshme në Hamallaj, është një ...... veprim i pakuptimtë, që kompromenton edhe më tej pozicionin e tyre”, thuhet në deklaratën., Në këtë sqarim të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, shkruhet më tej se kallëzimi penal nuk i krijon asnjë pengesë këtij inspektorati për të vënë në vend ligjin dhe vendimin e pakthyeshëm të ekzekutimit përfundimtar të vendimeve për prishje të ndërtimeve pa leje në atë zonë.
Shtuar më 06/07/2010, ora 14:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori