Një tjetër ortek godet Turqinë, humbin jetën 23 forca të kërkim shpëtimit

23 persona pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit kanë humbur jetën si pasojë e ortekut të fuqishëm që përfshiu Turqinë.

“Në ortekun e dytë kanë humbur jetën 23 persona, prej të cilëve 8 pjesëtarë të xhandarmërisë, 3 forca sigurie, 3 zjarrfikës dhe 9 civilë”, tha Guvernatori i qytetit Van, Mehmet Emin Bilmez

Ndërkohë vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe se aktualisht nuk mund të jepet një numër i saktë lidhur me personat e mbetur nën ortek.

Kujtojmë se ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkonin 2 persona të bllokuar në një furgon nën ortek i cili goditi dje rajonin Bahçesaray në qytetin Van.

Gjatë kërkimeve që filluan sot në orët e mëngjesit ekipet u goditën nga një ortek i dytë për të cilët po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.


Shtuar 5.02.2020 14:10