Padia e Gjiknurit, Basha: Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij nuk mbulojnë gjurmët e transfertave off shore
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka depozituar në Prokurori dosjen e privatizimit të OSSH-së, pas një auditi të bërë për këtë dosje. MEI thotë se dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit arrin në 414 milionë euro. Në prokurori janë kallëzuar 3 ish-ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florion Mima, 2 ish-zv. Ministrat Enno Bozdo dhe Neritan Alibali. Për këtë çështje, një reagim ka ardhur nga kreu i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

"Lojrave me pseudo-padi per tu hedhur hi syve shqiptareve, ju ka ardhur fundi. Kishin shansin per hetim te drejte dhe te pavarur per kete çeshtje nga dita e pare deri ne diten e fundit, po nuk e bene sepse e verteta do te nxirrte ne driten e diellit vjedhjen e shekullit. Perkundrazi u investuan me kuç e me maç, me zara e kopac qe te ndalnin hetimin me ligj.

Kryehajduti Rama dhe Kusar Gjiknuri kujtojne se duke paditur paditesin, do ti shpetojne gjykimit per mega-aferen CEZ, vjedhjen e shekullit prej 600 milione Euro.

Kokoshi 200 milione dhe zengjini i tij shpresojne me kot se duke hedhur tym, do te arrijne te mbulojne gjurmet dhe transfertat e tyre bankare off shore.

Teper vone. Jane kapur me presh ne duar. Do te paguajne deri ne kacidhen e fundit parate qe ju vodhen shqiptareve. Qerrja e transparences nderkombetare ka filluar te levize. Nuk kane per ta shantazhuar dot, nuk kane per ta blere dot, nuk kane per ta ndalur dot me ligj te posaçem siç ndalen perkohesisht drejtesine shqiptare. Ora po troket mbrapsht per Edi Ramen me 40 hajdute", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2015, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori