Padi penale për sulmuesin e Ali Ahmetit
Albeu.com
Ministresha e brendshme Gordana Jankullovska njoftoi se policia ka lëshuar një urdhër arresti për të denoncuarin tjetër të incidentit në Rakovec, i cili është në arrati.Policia ka lëshuar një urdhër arrest për të denoncuarin tjetër të incidentit të një dite më parë, ndaj makinës së Ali Ahmetit, pjesë e karvanit të BDI-së.
Ndërkohë Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzimin penal ndaj bashkëautorin tjetër të dyshuar, të arestuarit të një dite më parë në Tetovë. Sipas dëshmive, ata synonin të pengonin mitingun e BDI-së në Rakovec të Tetovës. Dëshmitarët okularë, e kanë identifikuar bashkëpunëtorin si banorë të Reçicës së Madhe, por thanë se nuk ka qenë ai që ka hapur zjarrë. Policia ka gjetur në vendngjarje, gëzhojat e automatikut prej nga është hapur zjarrë.

Ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska tha se i denoncuari i parë nga makina që kanë ardhur ka nxjerrë armë automatike dhe të pranishmëve në largësi prej 20 metra iu është kanosur që të ndërpresin me tubimin dhe menjëherë ta lëshojnë fshatin. "Me armën që ka mbajtur në dorë ka shkrepur më shumë plumba drejtë makinave që kanë qenë të parkuara në afërsi, në vendin ku është mbajtur tubimi", deklaroi Jankullovska.
Nga të shtënat sulmuesit kanë dëmtuar gjashtë makina, që sipas dëshmitarëve oklularë gjatë momentit të incidentit kanë qenë të zbrazëta. "Katër nga ato makina edhe atë mercedes , audi A 6 dhe A8 dhe një makinë tereni kanë qenë të funksionarëve të BDI –së", njoftoi ajo.

Ministria e Brendshme, po heton nëse dy autorët janë apo jo të përfshirë në incidentet e tjera që ndodhën gjatë periudhës para fushatës zgjedhore. Kundër bashkëpunëtorit të dyshuar në incident, janë marrë edhe masa të mëtejshme.

"I denoncuari i dytë së bashku me kallëzim penal do të nxirret para gjykatës përkatës", theksoi Jankullovska.

Incidenti i djeshëm, të cilin BDI e cilësoi si atentat ndaj liderit Ali Ahmeti, shkaktoi reagime të shumta nga ndërkombëtarët dhe vendorët. Ai shënoi edhe kulmin e incidenteve, që karakterizuan situatën para fushatës, dhe në ditët e para të saj. (alsat)
Shtuar më 14/05/2008, ora 18:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori