Pacolli: se shpejti njohje nga El Salvadori dhe Republika Dominikane
Albeu.com
AKR ka njoftuar sot se El Salvadori dhe Republika Dominikane janë në procedurë të njohjes së Kosovës. “Republika e El Salvadorit ka konfirmuar njohjen dhe pas përfundimit të procedurave do të vijë edhe nota verbale e njohjes.Shumë shpejt do të zyrtarizohet edhe njohja nga Republika Dominikane”, është thënë në një komunikatë të AKR’së.

“Do të ishte e pa arsyeshme po të synonim të ndikonim në shpejtimin e procedurave të këto vende, derisa ato kanë premtuar se e kanë njohur Kosovën dhe janë të gatshme të vendosin marrëdhënie diplomatike me vendin tone”, vazhdohet në komunikatë.

Këto dy njohje janë paralajmëruar qe një kohë nga Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli.

Partia më e madhe opozitare prapë është ankuar në Ministrinë e Jashtme për mungesë të koordinimit në lobim. Ajo ka njoftuar se Ministria nuk është përgjigjur në një letër të Pacollit me të cilën ai ka kërkuar “bashkërenditjen e veprimeve në lobim”.
Shtuar më 22/06/2009, ora 03:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori