Pacolli kërkon heqjen e doganave midis dy vendeve
Duke folur në aktivitetin për 15 vjetorin e eksodit kosovar në Shqipëri, Zv. Kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli Behgjet Pacolli shprehu mirënjohjen për mikpritjen e kuksianëve dhe mbarë kombit shqiptar.


"Tregova për sfidën që bëra në 2011 kur kërkova në parlamentin e Shqipërisë Bashkimin Kombëtar që nis nga Ekonomia.
Fola për ide konkrete. Për rrugën e re Kalimash-Gjakovë. Fola për spitalin kombëtar që duhet ngritur në Kukës. Për Zonat e Lira Ekonomike. Fola për nevojën që porti i Shëngjinit të rifunksionalizohet. Kërkova që të krijohet një kompani e përbashkët ajrore që do të vinte në punë dy aeroportet e Kukësit dhe Gjakovës. Kërkova heqjen e doganave midis dy vendeve dhe çdo barriere tjetër." shkruan Pacolli ne Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2014, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori