Pacolli bën premtimin e madh: Për 3 muaj do ndërtoj një pallat për të prekurit nga tërmeti
Ditën e sotme kryeministri Rama ka vizituar Krujën dhe familjet e mbledhura nga Thumana, të cilët mbetën të pastreha prej tërmetit të 26 nëntorit.

Rama ka qenë i shoqëuar dhe nga zv.kryeministri në detyrë Behgjet Pacolli, i cili u vetëofrua sërish që të ndërtonte një pallat me 45 apartamente

“Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar.

Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin.

Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”, tha Pacolli.

Shtuar më 05/12/2019, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori